Art&Argëtim

'Ndihem si në shtëpi'/ Bashkëshorti i Rita Orës ndan përshtypjet më të mira për Kosovën: Hera e parë që vizitoj atdheun e gruas sime!

Waititin me vendlindjen dhe emocionet për të kanë qenë të mëdha. Mes tjerash ai ndau përshtypjet e tij për Kosovën ku tha se ndihet si në shtëpi e mesa duket i ka pëlqyer shumë. 

27 Nëntor 2023, 13:30 Nga a.l
'Ndihem si në shtëpi'/ Bashkëshorti i Rita Orës
Taika ëaititi, Albin Kurti dhe Rita Ora

KOSOVË- Këtë vit, ylli shqiptar, Rita Ora qirinjtë e 33-vjetorit të lindjes vendosi t'i frynte në vendlindje. Ajo mbërriti mëngjesin e djeshëm në Kosovë, bashkë me familjen dhe bashkëshortin e saj Taika Waititi. Kjo është hera e parë që Ora e prezanton Waititin me vendlindjen dhe emocionet për të kanë qenë të mëdha. Mes tjerash ai ndau përshtypjet e tij për Kosovën ku tha se ndihet si në shtëpi e mesa duket i ka pëlqyer shumë. 

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,” kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika ëaititi për vizitën e tij në Kosovë.

Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë. 

rita ora taika waitit

Sondazh

Poll