Art&Argëtim

Vizita në Kosovë, Rita Ora takon Kurtin, paralajmëron një projekt të jashtëzakonshëm

Në takimin e djeshëm, Kurti e ka pritur me tortë dhe lule Rita Orën, për t’ia uruar ditëlindjen e saj, ku i dhuroi një libër dhe një pjatë punim artizanal.

27 Nëntor 2023, 10:38 Nga r.ll
Vizita në Kosovë, Rita Ora takon Kurtin, paralajmëron një
rita ora dhe albin kurti

KOSOVË- Ylli me famë botërore, këngëtarja e njohur Rita Ora, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidhet me Kosovën.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo, pa dhënë shumë detaje të tjera, gjatë takimit që pati ditën e djeshme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

”Ne kemi bërë një punë kaq frymëzuese deri më tani dhe sot ka qenë një takim vërtetë emocionues dhe frymëzues. Dhe unë mendoj se ne kemi një projekt të jashtëzakonshëm për të pritur vitin e ardhshëm. Dhe ky udhëtim dhe ky takim më kanë emocionuar për të ardhmen”., ka thënë Rita. 

Në takimin e djeshëm, Kurti e ka pritur me tortë dhe lule Rita Orën, për t’ia uruar ditëlindjen e saj, ku i dhuroi një libër dhe një pjatë punim artizanal.

“Një ditë e paharrueshme”, thotë Kurti teksa përqafonte Orën dhe bashkëshortin e saj, i cili e shoqëroi këngëtaren në vizitën e saj në Kosovë.

rita ora albin kurti

Sondazh

Poll