Art&Argëtim

VIDEO/ Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën dhe vë dorën në zemër

Sapo ka zbritur, këngëtarja ka prekur tokën e më pas ka vënë dorën në zemër.

26 Nëntor 2023, 13:24 Nga A.B
VIDEO/ Rita Ora mbërrin në Kosovë, prek tokën dhe vë
Rita Ora

KOSOVË- Këngëtarja Rita Ora ka mbërritur sot në Kosovë. Ajo ka qenë e shoqëruar nga babi i saj Besnik Sahatçiu si dhe nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi. Kryetari i Prishtinës ka ndarë me publikun momentin e zbritjes së Rita Orës nga avioni, ku ka bërë një gjest mjaft patriotik. Sapo ka zbritur, këngëtarja ka prekur tokën e më pas ka vënë dorën në zemër.

Në videon e publikuar në platformën X, kryetari i Prishtinës Përparim Rama shkruan:

 Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri, çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje. Momente të paharrueshme na presin bashkë”.

rita ora

Sondazh

Poll