Art&Argëtim

Jamie Foxx në telashe, akuzohet nga një grua për sulm seksual në një restorant në New York

Disa orë më vonë, gruaja, e cila dëshiron të mbetet anonime, dhe një nga miqtë e saj që ishin ulur në tavolinën ngjitur me Fox - i kërkuan aktorit një foto, të cilën ai e pranoi. Viktima e supozuar pretendon se 55-vjeçari është shfaqur i dehur dhe dyshohet se i ka thënë: "Po vogëlushe, çdo gjë për ty". 

23 Nëntor 2023, 09:01 Nga a.l
Jamie Foxx në telashe, akuzohet nga një grua për sulm seksual
Jamie Foxx

SHBA- Jamie Foxx akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në Nju Jork në vitin 2015. Sipas një raporti të TMZ, aktori fitues i Oskarit ishte në Catch NYC & Roof në gusht të atij viti, kur gruaja që e akuzon doli për të ngrënë me një mikun e saj. 

Disa orë më vonë, gruaja, e cila dëshiron të mbetet anonime, dhe një nga miqtë e saj që ishin ulur në tavolinën ngjitur me Fox - i kërkuan aktorit një foto, të cilën ai e pranoi. Viktima e supozuar pretendon se 55-vjeçari është shfaqur i dehur dhe dyshohet se i ka thënë: "Po vogëlushe, çdo gjë për ty". 

Gruaja pretendon se aktori më pas e tërhoqi nga krahu dhe filloi ta prekte në mënyrë të papërshtatshme. Siç tha ai i vuri të dyja duart në belin e saj dhe poshtë bluzës ku filloi të përkëdhelte gjoksin e saj.

Ajo thotë se dëshmitarë të këtij rasti ishin disa persona në restorant, ata nuk bënë asgjë dhe thjesht u larguan pavarësisht se ajo u përpoq të ikte. Më pas, Fox dyshohet se i uli pantallonat dhe i preku me gishta pjesn intime. 

jamie foxx

Sondazh

Poll