Art&Argëtim

"Rolling Stones" paralajmërojnë rikthimin me një turne në vitin 2024

Sipas njoftimit, grupi i udhëhequr nga Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të performojë në 16 qytete në SHBA dhe Kanada, duke përfshirë Las Vegas, Chicago, Massachusetts, Cleveland, Los Angeles.

22 Nëntor 2023, 20:23 Nga a.l
"Rolling Stones" paralajmërojnë rikthimin me një turne
Rolling Stones

SHBA-  Siç pritej, legjendarët 'Rolling Stones' kanë njoftuar se do të dalin sërish në rrugë në vitin 2024 për të promovuar albumin e tyre të 24-të të publikuar së fundmi 'Hackney Diamonds'.

Sipas njoftimit, grupi i udhëhequr nga Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood do të performojë në 16 qytete në SHBA dhe Kanada, duke përfshirë Las Vegas, Chicago, Massachusetts, Cleveland, Los Angeles.

Turneu, i cili fillon në Hjuston më 28 prill dhe përfundon më 17 korrik në Santa Clara, Kaliforni, nuk është befasi edhe pse treshja kryesore ka kaluar ose po i afrohet ditëlindjes së 80-të.

Grupi legjendar u shfaq muajin e kaluar, në një klub në West Side të Manhattan, duke prezantuar albumin e tyre të ri. Ata luajtën për 25 minuta, duke interpretuar gjashtë këngë para 500 të ftuarve. Siç raporton Variety, 'Hackney Diamonds' është albumi i parë i grupit që nga vdekja e bateristit Charlie Watts në 2021.

rolling stones

Sondazh

Poll