Art&Argëtim

Brendan Fraser rikthehet me një rol komedi pas Oscar-it

Konkretisht, ai eksploron konceptin e familjeve surrogate, një fenomen që e ka origjinën në Japoninë e viteve 1990. Individët e vetmuar punësojnë aktorë për të luajtur të dashurit e tyre në jetën reale, gjë që çon në lidhje dhe zbulime të papritura.

22 Nëntor 2023, 18:06 Nga a.l
Brendan Fraser rikthehet me një rol komedi pas Oscar-it
Brendan Faser

SHBA- Brendan Fraser, rikthimi triumfues i të cilit në Hollywood u shënua nga performanca e tij fituese e Oskarit në filmin "The Whale", tani ka një projekt të ri.

Aktori pritet t'i rikthehet komedisë në filmin e ardhshëm 'Rental Family'. Filmi depërton në botën e vetmisë dhe të vetëdijes në Tokio, ku personazhi i Fraser e gjen veten të zhytur në një punë unike dhe jokonvencionale. 

Konkretisht, ai eksploron konceptin e familjeve surrogate, një fenomen që e ka origjinën në Japoninë e viteve 1990. Individët e vetmuar punësojnë aktorë për të luajtur të dashurit e tyre në jetën reale, gjë që çon në lidhje dhe zbulime të papritura.

"Rental Family" është drejtuar nga regjisori japonez Hikari, i cili më parë ka drejtuar tre episode të serialit hit të Netflix "Beef". Rikthimi i jashtëzakonshëm i Brendan Fraser në industrinë e filmit ishte me interpretimin e tij në filmin "The Whale", për të cilin ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.

 

brendan faser

Sondazh

Poll