Art&Argëtim

Pas "American Horror Story", Kim Kardashian po mendon të luajë në një tjetër film

Edhe pse Kim Kardashian nuk ka përvojë paraprake me aktrim, ajo së fundmi ka luajtur "Siobhan Corbyn" në serialin e njohur "American Horror Story".

21 Nëntor 2023, 20:12 Nga a.l
Pas "American Horror Story", Kim Kardashian po mendon të
Kim Kardashian

SHBA- Pas rolit të shkurtër që luajti në "American Horror Story" , Kim Kardashian do të provojë aftësitë e saj në një tjetër film. Sipas Deadline, personazhi i famshëm televiziv do të luajë në komedinë e ardhshme ‘The 5th Wheel’.

Edhe pse Kim Kardashian nuk ka përvojë paraprake me aktrim, ajo së fundmi ka luajtur "Siobhan Corbyn" në serialin e njohur "American Horror Story".

Megjithatë, publiku nuk dukej se ishte i emocionuar me aftësitë e saj në aktrim, ku shumë prej tyre sugjeruan që regjisori ta vendoste atë për qëllime marketingu.

Në veçanti, një fanse e serialit shkroi në Reddit : “Kim Kardashian nuk është aktore, ky kast u zgjodh për të tërhequr shikuesit. Ky është vetëm një shembull tjetër i kulturës sipërfaqësore amerikane”.

 

kim kardashian

Sondazh

Poll