Art&Argëtim

Dyshohet se qëlloi me pistoletë shokun e tij të fëmijërisë, bashkëshorti i Rihanna-s rrezikon burgun

Prokurori i çështjes pretendon se dy vjet më parë reperi e qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron, duke e plagosur atë. 

21 Nëntor 2023, 16:42 Nga h.k
Dyshohet se qëlloi me pistoletë shokun e tij të
Rihanna dhe ASAP

SHBA-Partneri këngëtares së njohur Rihanna, reperi A$AP Rocky ditën e sotme do të paraqitet pranë gjykatës për shkak se ka qëlluar me pistoletë shokun e tij të fëmijërisë gjatë një debati. Prokurori i çështjes pretendon se dy vjet më parë reperi e qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron, duke e plagosur atë.

Dyshja njihen me njëri-tjetrin prej kohësh, që nga shkolla e mesme në New York, ndërsa i lënduari pretendon se reperi e ftoi për të shkuar në rrugicat e një hoteli në Los Angeles më 21 nëntor 2021 për të diskutuar një mosmarrëveshje, ndërsa e ka qëlluar atë me pistoletë. Megjithatë avokatët e A$AP Rocky mohojnë akuzat se klienti i tyre është ai që shihet në pamjet e publikuara në rrjet.

rihanna a$ap rocky

Sondazh

Poll