Art&Argëtim

Ndodh sërish/ U rrëzua teksa po ndiqte koncertin e Robbie Williams, vdes gruaja në Australi

Këngëtari britanik nuk e ka komentuar incidentin, i cili ndodhi në natën e parë të turneut të tij australian XXV.

21 Nëntor 2023, 08:58 Nga A.B

 

Ndodh sërish/ U rrëzua teksa po ndiqte koncertin e Robbie Williams,
robbie ëilliams

 

AUSTRALI- Një tjetër fans ndërron jetë gjatë koncerteve. Pas rastit të Taylor Swift, një grua rreth të 70-ave ka vdekur në spital pasi u rrëzua në një koncert të Robbie Williams në Sydney. Ajo u rrëzua në gjashtë rreshta sediljesh gjatë koncertit në Allianz Stadium dhe pësoi lëndime të rënda në kokë. U dërgua me urgjencë në spital at pranë, ku u vendos në koma të induktuar.

Autoritetet mjekësore konfirmuan se ajo kishte vdekur. Këngëtari britanik nuk e ka komentuar incidentin, i cili ndodhi në natën e parë të turneut të tij australian XXV.

Kujtojmë se të premten e kaluar, një fanse 23-vjeçare vdiq në një koncert të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro pasi u ra përtokë nga vapa./Dosja.al

robbie williams

Sondazh

Poll