Art&Argëtim

'E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi'/ Si nisi romanca me 25 vite diferencë e Presidentit Macron me Brigitte?

Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me të dashurin e saj tani 45-vjeçar.

18 Nëntor 2023, 18:28 Nga a.l
'E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi'/ Si nisi romanca
Brigitte Macron dhe Emmanuel Macron

FRANCË- Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron për herë të parë ka folur për zyrtarizmin e lidhjes së saj me presidentin francez, 25 vite më të ri dhe arsyet që e detyruan të shtynte martesën.

Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me të dashurin e saj tani 45-vjeçar.

“E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi. Kam marrë kohë që të mos shkatërroj jetën e tyre. M’u deshën 10 vite për t’i vënë gjërat në vijë. E çfarë  nuk kanë dëgjuar për mua gjatë kësaj kohe”, tha ajo. 

“Por nuk doja të humbisja jetën time. Nuk e di se si do të kishin reaguar ndaj martesës sonë prindërit e mi, të cilët ishin modeli i besnikërisë dhe edukimit të mirë”, tha ajo. 

Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila në atë kohë ishte e martuar. Atëherë 40-vjeç, ajo jepte mësime për dramë në shkollën katolike dhe vajza e saj ishte shoqe klase me Macron.

Nuk ka asnjë ditë që ai të mos më befasojë. Nuk kam parë kurrë një talent të tillë, një kapacitet të tillë intelektual. Unë kisha shumë nxënës të shkëlqyer dhe asnjë nuk kishte aftësitë e tij. E kam admiruar gjithmonë.

“Romanca” e nisur mes tyre shkaktoi skandal në provincë. Si rezultat, prindërit e Emmanuel Macron e dërguan atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër.

Por dëshira e tij për të qenë me mësuesen e tij dhe synimi për të mbajtur një marrëdhënie me të ishte shumë  e madhe. Brigitte mendoi se Emmanuel do të takonte dhe do të dashurohej me një grua të moshës së tij ndërsa ishte në Paris, por kjo nuk ndodhi.

emmanuel macron brigitte macron

Sondazh

Poll