Art&Argëtim

TRONDITËSE/ Cassie akuzon Diddy-n për përdhunim dhe abuzim të rëndë fizik

Cassie tha në një deklaratë për Times se pas “viteve në heshtje dhe errësirë”, ajo ishte “më në fund gati të tregonte historinë dhe të fliste për veten dhe për të mirën e grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhënie”.

17 Nëntor 2023, 09:27 Nga A.B
TRONDITËSE/ Cassie akuzon Diddy-n për përdhunim dhe abuzim
Diddy dhe Cassie

SHBA-Ikona e hip hop-it, Sean "Diddy" është akuzuar për përdhunim dhe abuzim nga këngëtarja Cassie që pretendon se ai përdori rrjetin e tij të fuqishëm për ta mbajtur të izoluar në një marrëdhënie të dhunshme me të.

Cassie, emri i vërtetë i së cilës është Casandra Ventura, ishte në lidhje me Diddy-n për më shumë se një dekadë. Ajo pretendon se gjatë marrëdhënies së tyre, ai e sulmoi disa herë, duke e rrahur dhe përdhunuar egërsisht dhe kontrolloi çdo aspekt të jetës së saj, raportoi New York Times. Ajo u përball me "një cikël abuzimi, dhune dhe trafikimi seksual" derisa marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2018, sipas padisë.

Cassie tha në një deklaratë për Times se pas “viteve në heshtje dhe errësirë”, ajo ishte “më në fund gati të tregonte historinë dhe të fliste për veten dhe për të mirën e grave të tjera që përballen me dhunë dhe abuzim në marrëdhënie”.

Padia tronditëse përshkruan detaje të errëta të marrëdhënies së tyre, në të cilën Combs fitoi kontrollin e jetës së saj personale dhe profesionale dhe e nënshtroi atë ndaj dhunës për vite me radhë, takimeve seksuale të detyruara dhe kërcënimit të vazhdueshëm.

Diddy filloi të ndiqte në mënyrë agresive Cassie-n, e cila nënshkroi një kontratë me kompaninë e tij Bad Boy Records në moshën 19-vjeçare dhe shpejt u bë e famshme. Cassie pretendon se Diddy shkoi në festën e 21-vjetorit të saj, e puthi me forcë dhe menjëherë ushtroi fuqinë dhe ndikimin e tij./Dosja.al

cassie diddy

Sondazh

Poll