Art&Argëtim

SHOKUESE/ Deklarata 'bombë' e ish-asistentes: Kapa Will Smith duke bërë seks me Dwayne Martin

Menjëherë pasi u publikua lajmi, një përfaqësues i Smith mohoi kategorikisht pretendimin.

15 Nëntor 2023, 10:23 Nga A.B
SHOKUESE/ Deklarata 'bombë' e ish-asistentes: Kapa Will Smith
Will dhe Martin

SHBA- Will Smith është bërë sërish temë e lajmeve, këtë herë pas një thashethemi që “shpërtheu” si bombë në Hollywood, se ai u kap duke bërë seks me një mashkull tjetër. Një ish-asistente e aktorit u bë kryefjalë të martën pas intervistës, në të cilën ajo pretendoi se kishte parë Smith dhe Dwayne Martin duke bërë seks.

“Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Dwayne dhe atëherë pashë Dwayne duke bërë seks para seksit me Will. Kishte një divan dhe Will ishte ulur në divan dhe Dwayne po ngrihej'

Martin, 58 vjeç, i cili është edhe aktor, ishte i martuar me aktoren Tisha Kamuel nga viti 1996 deri në vitin 2020. Aktori me prejardhje nga Bruklini njihet për paraqitjet e tij në serialin 'LA's Finest' dhe serialin 'All of Us'.

Menjëherë pasi u publikua lajmi, një përfaqësues i Smith mohoi kategorikisht pretendimin, duke i thënë TMZ:

"Kjo histori është tërësisht e fabrikuar dhe pretendimi është kategorikisht i rremë"

Zhvillimi i mësipërm vjen pak pasi Jada Pinkett Smith zbuloi se është ndarë nga Will Smith prej 7 vitesh. Aktorja 52-vjeçare është e martuar me ish-yllin e “Fresh Prince of Bel-Air” që nga viti 1997. Nga martesa e tyre ata kanë fëmijët Jaden dhe Willow Smith./Dosja.al

will smith

Sondazh

Poll