Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç, automjeti përplas këmbësorin

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë.

18 Tetor 2023, 08:05 Nga A.B
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç, automjeti përplas
Aksident

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./Dosja.al

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll