Aktualitet

I bënë atentat prokurorit Arjan Ndoja, SPAK akuzon grupin e atentatorëve edhe për trafik droge

Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Evropian gjatë periudhës 2020-2021. 

17 Tetor 2023, 13:36 Nga r.ll
I bënë atentat prokurorit Arjan Ndoja, SPAK akuzon grupin e
spak

TIRANË-SPAK ka ngritur një akuzë të re për trafikim të lëndëve narkotike për Ramazan Rrajën, nipin e Rrahman Rrajës, për Plarent Dervishin, Gent alias Akil Nerjakun, Gent Pjetrin dhe Bashkim Haxhinë.

Grupi i përmendur më sipër i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku. Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Evropian gjatë periudhës 2020-2021. 

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Ramazan Rrahjen, Julian Pjetrit, Gent Nerjaku alias Akil Nerjaku e Bashkim Haxhisë. SPAK është treguar i rezervuar me informacionet për rastet dhe sasitë që ky grup ka trafikuar.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja

Në vitin 2019 në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës, makina ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë. Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Nga ky atentat mbeti viktimë shoferi i prokurorit Ndoja.

ramazan rraja atentati ndaj prokurorit arjan ndoj

Sondazh

Poll