Aktualitet

Ahmetaj reagon në Facebook për hetimet, SPAK kërkesë kompanisë META: Na ndihmoni për vendndodhjen e tij

Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

17 Tetor 2023, 13:01 Nga A.B
Ahmetaj reagon në Facebook për hetimet, SPAK kërkesë
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij. I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Raportohet se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që parashikon korrikun në lidhje me inceneratorët. Ndërkohë vetëm disa ditë më përpara, SPAK hapi një hetim të ri ndaj tij, me akuzën e shpërdorimit të detyrave, në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës./Dosja.al

arben ahmetaj

Sondazh

Poll