Aktualitet

U kapën me mbi 170 mijë euro në autobus, gjykata e Durrësit lë në burg dy shoferët

Dyshja u kapën para tri ditësh në portin e Durrësit, ndërsa në mjetin e tyre u gjet një sasi prej 176 mijë eurosh të padeklaruara

17 Tetor 2023, 12:55 Nga r.ll
U kapën me mbi 170 mijë euro në autobus, gjykata e Durrësit
foto ilustruese

DURRËS- Adrian Bello dhe Algert Atia janë lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. Bello dhe Atia drejtonin si shoferi i parë dhe shoferi i dytë një autobus që vinte nga Italia drejt Shqipërisënë të cilin u gjetën rreth 176 mijë euro.

Algert Atia shoferi i parë , deklaroi se sasinë e parave e ka marrë nga persona të ndryshëm në Itali për t’i sjellë te familjarët e tyre në vend, ndërsa për transportin e tyre përfitonte një përqindje të caktuar. Nga ana tjetër shoferi i dytë, Adrian Bello deklaroi se kishte vetëm disa ditë që ka filluar punë dhe se nuk kishte asnjë dijeni për eurot.

Dyshja u kapën para tri ditësh në portin e Durrësit, ndërsa në mjetin e tyre u gjet një sasi prej 176 mijë eurosh të padeklaruara

adrian bello algert atia

Sondazh

Poll