Aktualitet

Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen në një çështje me "Plumbin e Artë" dhe 4 ekzekutime në Durrës

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe në prill të dy vëllezrit Besmir dhe Viktor Haxhia.

17 Tetor 2023, 11:33 Nga r.ll
Pranohet kërkesa e SPAK, bashkohen në një çështje me
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, e cila ka dërguar për gjykim dosjen “Plumbi i Artë”, ka kërkuar ditën e sotme në Gjykatë që të bashkohet me dosjen edhe çështja penale e dy vrasjeve me 4 viktima të ndodhura në mars dhe në prill të 2020 në Durrës.

Nga grupi i Talo Celës dhe Nuredin Dumanit u ekzekutuan Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, në mars dhe në prill të dy vëllezrit Besmir dhe Viktor Haxhia. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka bashkuar dy çështjet.

Kërkesa e prokurorisë u bë duke qenë se janë të njëjtët persona të përfshirë. Në lidhje me autorët, emrat e tyre u zbuluan nga dëshmia e Klevis Allës dhe më pas nga dëshmia e të penduarit të bashkëpunimit të Dumanit të gjithë dinamikën e ngjarjeve dhe motiveve. Alla implikoi në dy vrasjet 5 persona por më pas ai i ka ndyshuar disa herë dëshmitë, duke e bërë kontradiktore. Tashmë edhe këto dy vrasje bëjnë të gjykohen së bashku me operacionin në “Plumbi i Artë”.

 

"plumbi i artë" spak

Sondazh

Poll