Aktualitet

'Tre herë e lexoi...'/ Presidenti francez ngriti dolli për Shqipërinë, Lorik Cana tregon sesi Macron mësoi të fliste shqip: Nxënës i shkëlqyer

Edhe pse me vështirësi, lideri francez arriti ta përfundonte me sukses fjalimin e tij të shkurtër dedikuar miqësisë franko-shqiptare dhe të gjithë e duartrokitën.

17 Tetor 2023, 11:05 Nga a.l
'Tre herë e lexoi...'/ Presidenti francez ngriti dolli për
Lorik Cana

TIRANË- Dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë, ishte padyshim një nga surprizat e mbrëmjes së djeshme në darkën që zhvillua në Pallatin e Brigadave me liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor. 

Edhe pse me vështirësi, lideri francez arriti ta përfundonte me sukses fjalimin e tij të shkurtër dedikuar miqësisë franko-shqiptare dhe të gjithë e duartrokitën.

Por, kush e mësoi Macronin të fliste shqip? 

Ishte ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës. Gazetari Blendi Fevziu përmes një video krah ish-futbollistit ka zbuluar se ky i fundit ka qenë ai që ia ka shkruajtur Macronit përshëndetjen në gjuhën shqipe. Loriku ka treguar se Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, pasi iu desh vetëm tre herë ta lexonte për ta mësuar.

Blendi Fevziu: Por kush ia përktheu fjalët nga fërngjishtja në shqip dhe kush e mësoi se si të të thoshte apo ti artikulonte këto fraza? Ishte Lorik Cana që ia ka shkruajtur. Lorik udhëtove me avionin e presidentit Macron?

Lorik Cana: Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, i duhej dy tre herë ta lexonte. 

 
 
 
 
 
Shikoni këtë postim në Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Një postim i gjithë nga Blendi Fevziu (@blendifevziu)

lorik cana emmanuel macron

Sondazh

Poll