Aktualitet

Pas Mjekësisë, studentët e Filologjikut në protestë: Ministria ndryshoi kushtet e kontratës

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet, studentët e lëndëve prioritare (bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune, atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën.

17 Tetor 2023, 09:27 Nga r.ll
Pas Mjekësisë, studentët e Filologjikut në protestë:
foto nga protesta

TIRANË-Pas studentëve të fakultetit të Mjekësisë, studentë e Filologjikut janë ngritur në protestë kundër kushteve të kontratës.

Ato pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur kontratës, në të cilën thuhet se për çdo student të lëndëve prioritare, do të duhet të jepet shuma 40 mijë lekë.Sipas tyre, kjo shifër jo vetëm është reduktuar, por ajo u jepet vetëm atyre me mesatare të lartë.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është kontrata, e cila parashikon se në rast se deri në 6 vjet, studentët e lëndëve prioritare (bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia) nuk e kanë gjetur një vend pune, atëherë kanë të drejtën të tërheqin diplomën. 

"Ne kemi vendosur të protestojmë për arsyen e kushteve që nuk janë mbajtur në fillim. Ne na është thënë që studentët, pavarësisht mesatares, për degët që vlerësohen si prioritare do të marrin 40 mijë lekë të reja, por kjo nuk është dhënë. Pjesa tjetër është kontrata, për 3 vite për të punuar në Shqipëri, po pse studenti duhet të firmosë patjetër një kontratë sepse përderisa është në degët prioritare dhe ne e dimë për shembull që do kontribuojmë për vendin tonë, pse duhet të firmosim një kontratë, ndërkohë që nga 3 vite që kishin thënë, tani e kanë bërë 6. Studentët pretendojnë se paga do u jepet nëse kanë mesatare mbi 9.5, që shumica thonë nuk e kanë, do duhet që njëjtë si mjekësia të qëndrojmë 6 vite pas studimeve e të mos kenë mundësi të marrin diplomën. Nga këto 6 vite, vetëm për 3 ju mundësohet punë," tha një studente.

Kujtojmë se vitin e kaluar është miratuar një VKM që të mbeshtesë studentet me mesatare 8.5 e sipër të cilët regjistrohen në një degë që konsiderohet prioritet kombëtar me 400 mijë lekë të vjetra në muaj (pagë minimale) si stimul për regjistrimin në atë degë.

Këtë vit u tha nga Evis Kushi (gjatë kohës që ishte ministre) se do të hiqet komplet kriteri i mesatares, por më pas VKM u ndryshua duke bërë që vetëm një pjesë e vogël e studentëve të regjistruar të përfitojnë nga bursa.

studentet ne proteste

Sondazh

Poll