Aktualitet

Shtyhet seanca e Belerit/ Në vend të Etleva Dedës gjykimin e merr gjyqtarja Flora Hajredinaj

Gjykimi i çështjes u shty të enjten e kaluar, më 12 tetor.

17 Tetor 2023, 07:49 Nga A.B
Shtyhet seanca e Belerit/ Në vend të Etleva Dedës gjykimin e merr
Fredi Beleri

TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për  kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO. Gjatë seancës është njoftuar shtyrja e gjykimit për shkak të zëvëndësimit të gjykatëses Etleva Deda me Flora Hajredinaj. 

Gjykimi i çështjes u shty të enjten e kaluar, më 12 tetor, kur avokatët Belerit, të pranishëm në takim, ngritën çështjen e përjashtimit të gjykatës së Etleva Deda , e cila ka vendosur për kërkesat e tjera të të pandehurve lidhur me paraburgimin e tyre si dhe të drejtën e Belerit për t'u betuar si një kryetar bashkie të zgjedhur.

Pavarësisht kundërshtimit të prokurorit të rrethit, gjykata e shtyu gjykimin për ditën e sotme./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll