Aktualitet

18-vjeçari në Itali, dhunon policin dhe arratiset nga burgu

I shoqëruar nga një agjent policie, 18-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin “San Carlo” për të marrë ndihmën e parë pasi kishte gëlltitur ashkla druri.

16 Tetor 2023, 22:19 Nga h.k
18-vjeçari në Itali, dhunon policin dhe arratiset nga burgu
Foto ilustruese

ITALI-Një 18-vjecar shqiptar i burgosur në burgun për minorenë të Milanos, “Beccaria”, është arratisur, ndërsa po kryente një vizitë mjekësore. I shoqëruar nga një agjent policie, 18-vjeçari shqiptar është dërguar në spitalin “San Carlo” për të marrë ndihmën e parë pasi kishte gëlltitur ashkla druri, raportohet në media

Gjatë pritjes për të marrë vizitën mjekësore ka dhunuar fizikisht policin që e shoqëronte e është arratisur. Me gjithë alarmin e lëshuar e postoblloqet në zonën përreth spitalit ai nuk është mundur të kapet. Policia italiane informon se po vazhdojnë kërkimet në të gjithë territorin kombëtar për kapjen e tij.

arrastisja e shqiptarit ne itali

Sondazh

Poll