Aktualitet

Aksion në Sarandë, policia kontroll në banesat e disa zyrtarëve të administratës, 4 në pranga

Mësohet se Policia ka bastisur disa banesa të zyrtarëve të administratës së Sarandës me urdhër të Gjykatës. 

16 Tetor 2023, 21:02 Nga I.A
Aksion në Sarandë, policia kontroll në banesat e disa
Policia e Sarandes

SARANDË- Policia ka nsiur një aksion në Sarandë pasditen e sotme për ekzekutimin e disa urdhërave të arrestit. Mësohet se Policia ka bastisur disa banesa të zyrtarëve të administratës së Sarandës me urdhër të Gjykatës. 

Ende nuk dihet nëse urdhërat e arrestit dhe kontrollit janë lëshuar nga SPAK apo nga Gjykata e Sarandës. Deri më tani bëhet me dije se 4 prej punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë rënë në pranga. Ende nuk dihet se për çfarë akuzohet këta persona.

aksion në sarandë

Sondazh

Poll