Aktualitet

Policia e Lezhës shoqëron 8 persona për dhunën me armë në banesën e familjes Buja

Denoncimi për ngjarjen ka ardhur nga Nikoll Buja, pronari i banesës i cili jetonte i vetëm duke qenë se fëmijët i ka në emigrim.

16 Tetor 2023, 18:01 Nga h.k
Policia e Lezhës shoqëron 8 persona për dhunën me armë
Pamje nga banesa e familjes Buja

LEZHË-Policia e Lezhës menjëherë pas njoftimit të ngjarjes së rëndë në Malecaj të Lezhës, ku u dhunuan të moshuarit e familjes Buna, ka shoqëruar 8 perosna si të dyshuar për ngjarjen. Denoncimi për ngjarjen ka ardhur nga Nikoll Buja, pronari i banesës i cili jetonte i vetëm duke qenë se fëmijët i ka në emigrim.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore dhe procedurale, duke administruar çdo provë e dëshmi si dhe janë shoqëruar 8 persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

dhunim dhe grabitje ne lezhe

Sondazh

Poll