Aktualitet

E rëndë në Lezhë, hajdutët dhunojnë të moshuarin dhe qëllojnë me armë drejt banesës

Ngjajra ka ndodhur në banesën e familjes Buja, raportojnë mediat dhe dy personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

16 Tetor 2023, 16:37 Nga h.k
E rëndë në Lezhë, hajdutët dhunojnë të
Foto ilustruese

LEZHË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malecaj të Leshëz, ku dy hajdutë kanë hyrë për të grabitur një banesë dhe kanë dhunuar familjarët e saj. Tentativa për grabitja pasoi me të shtëna me armë zjarri dhe dhunimin e një të moshuari.

Ngjajra ka ndodhur në banesën e familjes Buja, raportojnë mediat dhe dy personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit. Këta të fundit hasen në rezistencën e të moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

grabitje dhe dhune ne lezhe

Sondazh

Poll