Aktualitet

'Sanksiononi Ramën dhe Vuçiç'/ Policia arreston të riun me banderolë te Piramida e Tiranës (FOTO)

Policët pasi i riu tentoi që të shpaloste banderolën, e arrestuan dhe e shoqëruan për në komisariat.

16 Tetor 2023, 15:39 Nga I.A
'Sanksiononi Ramën dhe Vuçiç'/ Policia arreston
Banderola

TIRANË- Një i ri është arrestuar ditën e sotme afer Piramidës së Tiranës, pasi vendosi një banderole pranë perimetrit të sigurisë ku po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Mësohet se i riu po shpaloste një banderole ku thuhej "Sanksiononi Vuçiç & Ramën". Policët pasi i riu tentoi që të shpaloste banderolën, e arrestuan dhe e shoqëruan për në komisariat.

‘Unë jam Arbër Lleshi dhe përfaqësoj veten time, nuk përfaqësoj asnjë. Desha të shpalos parullën këtu jashtë perimetrit të sigurisë', tha i riu i arrestuar për Euronews.

arbër lleshi samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll