Aktualitet

Atentati ndaj shqiptarit në Belgjikë, urdhër-arreste ndërkombëtarë për 3 persona

Objektivi i atentatit mbeti i padëmtuar nga te shtënat. Kjo është bërë e ditur nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde. Tre autorët e dyshuar tashmë janë identifikuar dhe njëri prej tyre, është arritur të kapet në Rumani.

16 Tetor 2023, 13:48 Nga A.B
Atentati ndaj shqiptarit në Belgjikë, urdhër-arreste
Foto ilustruese

BELGJIKË- Policia belge ka zbuluar atentatin me armë ndaj një 44-vjeçari shqiptar, të ndodhur natën midis 6-7 majit në Zellik, nënkomuna e Asse, ku një nga tre autorët e dyshuar mbeti i plagosur vetë, ndërsa objektivi ishte një 44-vjeçar. Objektivi i atentatit mbeti i padëmtuar nga te shtënat. Kjo është bërë e ditur nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde. Tre autorët e dyshuar tashmë janë identifikuar dhe njëri prej tyre, është arritur të kapet në Rumani.

Të shtënat kanë ndodhur natën e 6-7 majit në Frans Thirrystraat në Zellik. Të paktën tetë plumba u gjetën në vendngjarje në shtëpi dhe makina, ndërsa policia gjeti dhjetë gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një pistoletë të mbushur. Hetimi nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) e Halle-Vilvoorde çoi në identifikimin e tre të dyshuarve, një shqiptar 37-vjeçar dhe dy rumunë të moshës 25 dhe 26 vjeç.

“Hetimi tregon se personi i qëlluar, 37-vjeçari shqiptar, është ndoshta një nga të dyshuarit që u mor nga dy shoqëruesit e tij rumunë pas të shtënave,” raporton prokuroria publike Halle-Vilvoorde.

Burimi: Nieuwsblad.be

belgjike

Sondazh

Poll