Aktualitet

Shpërndanin doza kokaine në lokale nate, arrestohen dy persona në Durrës (EMRAT)

Bëhet me dije se janë sekeustruar 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

15 Tetor 2023, 14:33 Nga f.i
Shpërndanin doza kokaine në lokale nate, arrestohen dy persona në
droga e sekuestruar

DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga në finalizim të operacionit të koduar  “Last deal vollga” në Durrës. Arben Muça dhe Ervis Likmeta akuzohen për tregtim të lëndëve narkotike në lokalet e natës. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekeustruar 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar,  “Last deal vollga”në vijim të operacioneve kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në qindra doza të gatshme për shitje, një shumë parash, një peshore elektronike, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë.

Kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas që bashkëpunonin për të shitur dozat e kokainës, në lokalet e natës, në zonën e Vollgës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Durrësit, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është finalizuar operacioni policor i koduar “Last deal vollga”.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, pas një hetimi disajavor, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, E. L., 46 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore disajavore ka rezultuar se shtetasi E. L. i ka shitur shtetasit A. M., sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza të gatshme për shitje.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 216 gramë kokainë, e ndarë në 416 doza gati për shitje, 540 euro, 27 400 lekë, një armë e ftohtë (thikë), një automjet dhe 4 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 2 persona në durrës

Sondazh

Poll