Aktualitet

Plagosën afganin në Malsinë e Madhe, shoqërohen 8 persona

Tre shokët e tij dhe i plagosuri raportohet se janë emigrant ilegalë të cilët kanë dashur të kalojnë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

15 Tetor 2023, 13:05 Nga h.k
Plagosën afganin në Malsinë e Madhe, shoqërohen 8 persona
Policia e Malsise se Madhe

MALSI E MADHE-17-vjeçari i plagosur afgan ditën e djeshme në Fermë në Malsinë e Madhe ka dëshmuar gjatë arrestimit në polici se janë sulmuar nga një grup shqiptarësh. I riu afgan ka thënë se sherri ka lindur pasi nuk janë marrë vesh për pagesën. Policia vendore e Shkodrës ka marrë në shoqërim 8 persona në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Malsinë e Madhe.

Tre shokët e tij dhe i plagosuri raportohet se janë emigrant ilegalë të cilët kanë dashur të kalojnë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Kalimi i tyre është marrë përsipër nga grupi i shqiptarëve dhe pasi nuk kanë rënë dakord për pagesën, afganët janë konfliktuar.

Plagosje ka ndodhur pasditen e djeshme në Malësi të Madhe. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i lënduar një 17-vjeçar. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes disa të rinjëve. Adoleshenti i plagosur është emigrant nga Afganistani, ndërkohë që identiteti i tij nuk dihet ende.

plagosje ne ferme

Sondazh

Poll