15 Tetor 2023, 12:44
Nga Elton Qyno
Alda Klosi
TIRANË-Prokuroria e Tiranës është njohur zyrtarisht me aktin e ekspertimit kontabël të zhvilluar për llogari të hetimit pasuror ndaj Alda Klosit, ish shefes së kabinetit së ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Qëllimi i prokurorisë për kryerjen e një ekspertimi financiar, ishte për të zbuluar origjinën e ligjshme financiare të pasurive që janë në emër të Klosit, bashkëshortit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
"Ora News" ka mësuar se ekspertiza ka nxjerrë me bilanc pasuror negativ ish-drejtoreshën e Ahmetaj, duke sjellë provimin e dyshimeve të prokurorëve të Tiranës.
Pas njohjes me rezultatet e ekspertizës financiare, tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur procedurat e mbylljes së çështjes penale me qëllim dërgimin si të pandehur në gjykatë të ish-zyrtares së ministrisë së Financave Alda Klosit, pastrueses së saj Rozeta Dobit dhe djalit të kësaj të fundit Havier Dobi. Aktualisht Alda Klosi vijon të qëndrojë e izoluar në ambientet e Burgut të Grave në Tiranë. Ish-zyrtarja e ish-ministrit Arben Ahmetaj, u arrestua në fillim të muajit Shkurt 2023, si person i dyshuar për posedimin e paligjshëm të 550 mijë euro, të sekuestruara në banesën e pastrueses Rozeta Dobit.
Arrestimi i Klosit erdhi, menjëherë pas dëshmisë së Rozetës dhe djalit të saj Havier Dobi. Mes dy grave të arrestuara, Klosi dhe sanitares Dobi, prokuroria ka realizuar dy ballafaqime. Por në përballjen e tyre, dy mikeshat kanë mbajtur qëndrime të kundërta pasi ish-zyrtarja flet dhe i qëndron versionit për vjedhjen e shumës 120 mijë euro.
Ndërsa Dobi, tregon se me lejen e Alda Klosit ka marrë nga banesa e saj, mbi 500 mijë euro për t'i fshehur në shtëpinë e saj që ndodhet në zonën e “Astirit”. Të dy zonjat e përfshira në këtë çështje ndodhen në masën “arrest në burg”, ku Rozeta Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi.
Ndërsa Alda Klosi, akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Sipas policisë, shuma prej mbi 400 mijë eurosh e sekuestruar në shtëpinë e sanitares pas arrestimit të saj është e pa justifikuar me burime të ligjshme nga ana e ish-zyrtares Klosi./Marrë nga Ora News
https://www.oranews.tv/vendi/vjedhja-e-550-mije-ne-banesen-e-besnikes-se-ahmetaj-akuza-njihet-me-eksper-i1114968
arben ahmetaj alda klosi
Aktualitet
15 Tetor 2023, 12:33
a.l
Foto ilustruese
FIER- Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave është shënuar mesditën e kësaj t&...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 12:18
h.k
Foto nga arrestimi
DURRËS-Dy persona janë arrestuar paraditen e sotme në Portin e Durrësit për trafikim dhe falsifikim parash. Al...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 12:07
h.k
Foto nga aksidenti
BELSH-Policia ka arrestuar 21-vjeçarin K.K shoferi i automjetit të ngjarjes së aksidentit rrugor mëngjesin e sotm...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 11:36
a.l
I arrestuar
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedur...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 11:12
a.l
Urgjenca Club
TIRANË- Detaje nga zjarrvënia e lokalit në Tiranë, për të cilën sot policia vuri në pranga 29-vje&cce...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 11:15
h.k
Policia e Qarkut Elbasan
LIBRAZHD-Klodian Qoshku, është vendosur në prangat e policisë në mesnatë pasi është kapur...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 10:51
a.l.
I riu
TIRANË- Reidi Balla është personi i cili dyshohet se porositi zjarrvënien në tarracën e një lokali në Tiran&...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 10:20
h.k
Universiteti
TIRANË-Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë si dhe Fakulteti i Ekonomisë të Universitetit të Tiranës nj...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 10:10
a.l
Blue Taxi
TIRANË- Një 28-vjeçar, shofer taksie, është shoqëruar në policinë e Tiranës, pas akuzave të ...
Aktualitet
15 Tetor 2023, 09:35
a.l
Sende të sekuestruara
TIRANË- Klizajn Bajrami është vënë në pranga nga pasi ka hedhur lëndë djegëse n&eu...