Aktualitet

“Mbeti i vdekur pasagjeri”/ Arrestohet 21-vjeçari që drejtonte automjetin në aksidentin e Belshit

Shoferi e ka drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet.

15 Tetor 2023, 12:07 Nga h.k
“Mbeti i vdekur pasagjeri”/ Arrestohet 21-vjeçari që
Foto nga aksidenti

BELSH-Policia ka arrestuar 21-vjeçarin K.K shoferi i automjetit të ngjarjes së aksidentit rrugor mëngjesin e sotmëm, ku mbeti vdekur 37-vjeçari pasagjeri K.K. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Kuçovë-Belsh”, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 21 vjeç.

Shoferi e ka drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi U. Sh., 37 vjeç, pasagjer në këtë automjet.

aksident ne belsh

Sondazh

Poll