Aktualitet

Pjesë e skemës së trafikut ndërkombëtar të drogës, dënohen me 100 vite burg 16 të arrestuarit e operacionit 'SHPIRTI'

Një prej anëtarëve është shpallur i pafajshëm, bëhet fjalë për Luan Zylyftari. Ndërkohë, vijon gjykimi për 22 persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali.

15 Tetor 2023, 11:36 Nga a.l
Pjesë e skemës së trafikut ndërkombëtar të
I arrestuar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, me 100 vite. Një prej anëtarëve është shpallur i pafajshëm, bëhet fjalë për Luan Zylyftari. Ndërkohë, vijon gjykimi për 22 persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali.

Dënimet

Aleks Memaj - 15 vjet, me gjykim të shkurtuar 10 vjet
Saimir Kurti - 13 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj
Erind Hysomemaj - 12 vjet, me gjykim të shkurtuar8 vjet
Klajdi Ademi (Hysomemaj) - 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Toni Kushi - 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Mariglen Çaçi - 12, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Aleksandër Neço - 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Çezar Xhomemo - 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet (lirohet, ka mbyll dënimin)
Shkëlzen Kamberi - 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Malton Lleshi - 12 vjet, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
Luan Zylyftari - I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
Artan Zylyftari - 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Geri Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Erind Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Ilir Gaba - 8 vjet, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
Festim Lelaj - 3 vjet, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Si u zhvillua operacioni “Shpirti” dhe përse akuzohen?

Dy truprojat e ish-ministrit Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, bashkë me prokurorin Maksim Sota, Saimir Kurtin, ish-shefin e Trafiqeve, Ilirjan Balla dhe të ndaluarit e tjerë, akuzohen se kanë trafikuar drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas SPAK, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë. Prokurori Maksim Zota, akuzohet se kishte lidhje me Ilirjan Duçellarin (Zaimi), i arrestuar në Shqipëri), madje kishte një shtëpi me qira, të paguar prej tij, ku jetonte me njërin nga të penduarit, Maringlen Shusha. 

Grupin është zbuluar falë bashkëpunimit me drejtësinë të 4 të arrestuarve që kanë marrë statusin e të penduarit. Ata janë Donia Droli, Maringlen Shusha, Elton Hamzai dhe Fiqiret Seferi. Ata kanë treguar lidhjet e grupit dhe kanë drejtuar gishtin drejt prokurorit apo ish-truprojave të Tahirit. 

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se kanë qenë organizatorët e trafikut, ku sipas hetimit, ata trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

operacioni shpirti

Sondazh

Poll