Aktualitet

Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, 24-vjeçari nga Gostivari përplas të moshuarin

Policia thotë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka përplasur për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

15 Tetor 2023, 08:18 Nga a.l
Aksident me vdekje në Malësi të Madhe, 24-vjeçari nga
Foto ilustruese

MALËSI E MADHE-  Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Koplik, ku për pasojë një i moshuar 77 vjeç ka humbur jetën. Policia thotë se një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka përplasur për vdekje të moshuarin në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

aksident me vdekje ne malesi te madhe

Sondazh

Poll