Aktualitet

Sulmi ndaj 36-vjeçarit në Sarandë, Policia: Konflikt me motive të dobta, autori u arrestua

Po ashtu bëhet me dije se 36-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital.

14 Tetor 2023, 22:28 Nga I.A

 

Sulmi ndaj 36-vjeçarit në Sarandë, Policia: Konflikt me motive
Pollicia

SARANDË- Policia ka bërë të mundur arrestimit e autorit të sulmit ndaj Leonard Poçit mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se në pranga ka rënë një 32-vjeçar me emrin Dhimitri Terrolli, i cili ka sulmuar Poçin për motive të dobta. Po ashtu bëhet me dije se 36-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 21:10, në lagjen nr.1, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. T., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës, në zonën e qafës, shtetasin L. P., rreth 36 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Dh. T, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore. Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

leonard poçi policia e sarandes dhimitri terrolli

Sondazh

Poll