Aktualitet

Plagosja në Malësi të Madhe, Policia: Sherr masiv mes disa personave, 17-vjeçari afgan është dërguar në spital

Nga sherri ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

14 Tetor 2023, 17:26 Nga I.A
Plagosja në Malësi të Madhe, Policia: Sherr masiv mes disa
Policia

MALËSI E MADHE- Plagosja në Malësi të Madhe ka ndodhur pas një sherri mes disa personave në fshatin Fermë. Mësohet se 4 afganë janë konfliktuar me disa persona të paidentifikuar ende. Nga sherri ka mbetur i plagosur një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë: 

Malësi e Madhe/Informacion paraprak Në afërsi të stacionit hekurudhor, në fshatin Fermë, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta, 4 shtetas nga vendet e treta janë konfliktuar me disa shtetas ende të paidentifikuar dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi afgan A. Z., 17 vjeç. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, po këqyrin zonën dhe po marrin në pyetje 3 shtetasit që ishin me 17-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për mjekim. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

plagosje ne ferme

Sondazh

Poll