Aktualitet

Pengmarrje në Tiranë/ Dy gra fusin me forcë në makinën e tyre një 46-vjeçare dhe e kanosin (EMRAT)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

14 Tetor 2023, 12:31 Nga A.B
Pengmarrje në Tiranë/ Dy gra fusin me forcë në makinën
Policia

TIRANË- Dy gra kanë përfunduar në pranga të policisë. Anila Qose dhe Erinda Lekgegaj në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën "Egnatia", kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën "Egnatia", kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

anila qose erinda lekgegaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2023, 07:46 Dosja.al

Zbulohet mozaiku i rrallë në Durrës

Mozaik DURRËS- Një ekip arkeologësh zbuluan një mozaik të rrallë në Durrës, që nga vlerësimi paraprak i p...