14 Tetor 2023, 11:54
Nga r.ll
SPAK
TIRANË- GJKKO ka sekuestruar 6 pasuri të Erjet Strefit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Pasuritë e sekuestruara janë një vilë në Dhërmi, 2 apartamente në Selitë, sipërfaqe toke arë si dhe një makinë tip BMW.
Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në lidhje me proçedimin pasuror nr.1 të vitit 2022 të regjistruar në këtë prokurori), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e dt.13.10.2023 ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Erjet Strefi dhe personave të lidhur me të, si më poshtë:
Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;
Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.
Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMW”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.
Shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.
erjet strefi spak
Aktualitet
14 Tetor 2023, 11:36
Dosja.al
Faisal bin Farhan bin Abdullah
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah ka zhvill...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 10:46
A.B
Policia
TIRANË-Një 50-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga nga Policia pasi ishte shpallur në kë...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 10:20
Dosja.al
Lufta
TIRANË- Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Repu...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 10:12
Dosja.al
Policia
TIRANË - Policia e Shtetit është duke bërë një konferencë për masat të ndërmerren në kuad&eu...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 10:10
r.ll
foto ilustruese
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën arrest me burg vetëm për një nga 2 të arrestuarit pas operacionit antidrog&...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 09:12
A.B
Aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Automjeti tip “ëolzvagen” me targa AB 686 DM që...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 08:57
Dosja.al
Foto ilustruese
VLORË- Lorenc Kapllani alias Lorenc Sadikaj ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ishte shpallur ...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 07:46
Dosja.al
Mozaik
DURRËS- Një ekip arkeologësh zbuluan një mozaik të rrallë në Durrës, që nga vlerësimi paraprak i p...
Aktualitet
14 Tetor 2023, 07:34
Dosja.al
TIRANË- Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të...
Aktualitet
13 Tetor 2023, 23:00
I.A
Qytetaret
TIRANË- ‘Mua më detyrohet 600 euro. Mua 700, ndërsa mua 800 euro’ Këta persona janë ish-operatorë t&eum...