Aktualitet

“Ka nevojë për operacion në zemër”, fëmija kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Itali

Vogëlushi duhet të dërgohej sa më shpejt drejt Italisë në mënyrë, që të shpëtonte. Operacioni, transporti dhe kurimi i tij kushtonin 35.000 €.

13 Tetor 2023, 22:57 Nga I.A
“Ka nevojë për operacion në zemër”, fëmija
Arlo Kodrinaj

TIRANË- Në 22 Shtator emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një histori të dhimbshme që kishte nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Arlo Kodrinaj, vetëm 11 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës që nuk operohej dot në vend.

Vogëlushi duhet të dërgohej sa më shpejt drejt Italisë në mënyrë, që të shpëtonte. Operacioni, transporti dhe kurimi i tij kushtonin 35.000 €.

22 SHTATOR 2023 – Nëna e Arlos: Jam Bleona, mami i Arlos. Arlo ka nevojë për një operacion në zemër që nuk kryhet në Shqipëri dhe kam shumë nevojë për ndihmën tuja. Është fëmija im i parë, e kam pritur me padurim. Tani kam vetëm nevojë për ndihmën tuaj, nuk di si do të bëhet. Nuk dua ta humbas. Nuk e kam mbajtur kurrë në krahë. Sa ka lindur, e kanë larguar prej meje. Dua të kem fëmijën tim. Kam shumë nevojë për ndihmën tuja. Kam qëndruar në një dhomë, vinin të gjithë mamatë, ndërsa unë nuk e kisha. Unë kam nevojë për fëmijën tim.

”Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” hapën një “gofoundme”, për t’i shpëtuar jetën vogëlushit.

Mbëmjen e sotme, “Stop” është rikthyer tek ky rast për lajmin e mirë. Arlo Kodrinaj është kthyer shëndoshë e mirë në Shqipëri, pas ndërhyrjes së vështirë në zemër.

Nëna e Arlos: Ne sapo mbërritëm nga Italia. Arlo pati një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni shkoi me sukses. Faleminderit ”Fundjavës Ndryshe”, emisionit “Stop” dhe të gjithë shqiptarëve.

Marrë nga Tv Klan

arlo kodrinaj

Sondazh

Poll