Aktualitet

Zjarri në pallatin 10-katësh te ish-Parku Autobusëve, Instituti i Ndërtimit: I pabanueshëm

Sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve.

13 Tetor 2023, 21:10 Nga I.A
Zjarri në pallatin 10-katësh te ish-Parku Autobusëve, Instituti i
Pallati

TIRANË- Ekspertiza për djegien e pallatit 10-katësh te ish-Parku i Autobusave ka dalë. Mësohet se Instituti i ndërtimit ka dalë në përfundimin se zjarri ka shkaktuar dëmtime edhe në kolonat dhe jo vetëm ne fasadë. Sipas ekspertëve, pallati është i pabanueshëm dhe i rrezikshëm për jetën e banorëve.

"Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese, pas ekspozimit ndaj zjarrit, nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për ngarkesat maksimale statike apo dinamike të parashikuara. Dëmtimet janë lokale, por mund të influencojnë të gjithë ndërtesën në sajë të fenomenit "domino". Struktura duhet ti nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit të elementëve strukturore trarë, soleta apo edhe kolona, vetëm në zonën e dëmtuari duke u bazuar në një projekt përforcimi strukturor mjaft të detajuar për objektin përkatës, mbështetur në dëmtimet e zjarrit të datës 14.09.2023. Deri në momentin e restaurimit ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme", thuhet në ekspertizë.

merr flake pallati te ish-parku i autobusave

Sondazh

Poll