Aktualitet

Artur Meçollari: Si u deklasifikua Muzeu "sekret" i FA në Bërzhitë pa përgjegjësi penale?

Po ashtu Meçollari ka shtuar se edhe pse Rama tre vitë më parë tha që ky muze do të hapte dyert shumë shpejt, kjo ska ndodhur ende.

13 Tetor 2023, 16:07 Nga I.A
Artur Meçollari: Si u deklasifikua Muzeu "sekret" i FA në
Artur Meçollari

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka deklaruar se Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë është deklasifikuar pa përgjegjësi penale. Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari ka shtuar se për ndërtimin e këtij muzeu, prokurorimi është bërë pa konkurim dhe me një fond prej 6 mln euro. Po ashtu Meçollari ka shtuar se edhe pse Rama tre vitë më parë tha që ky muze do të hapte dyert shumë shpejt, kjo ska ndodhur ende.

Postimi i Plotë:

Si u deklasifikua Muzeu "sekret" i FA në Bërzhitë pa përgjegjësi penale? Në 22 korrik 2022 Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një prokurim të hapur për "Ndërtimin e Muzeut të FA dhe sistemit të vaditjes në Garnizonin e Bërzhitës, Tiranë. (Faza II) me fond limit 73.435.665.00 lekë. Ky prokurim i përket Muzeut "Sekret", i cili u bë pa konkurim me një fond prej 6 milion Euro të realizuar në dhjetor 2019, direkt mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019, nga Ministria e Mbrojtjes. https://dosja.al/skandali-me-muzeun-e-berzhites-xhacka-ka...

Ligji për Muzetë në Shqipëri shprehet se Muzetë janë të hapur për publikun. Ligji për Infirmacionin e klasifikuar, VKM për informacionin e klasifikuar dhe urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes për dokumentat qe klasifikohen, nuk parashikon klasifikimin e muzeve. Por, pyetja shtrohet: Si u bë deklasifikimi i procedurës? Po ata që bën klasifikimin e procefurës në shkrlje të ligjit dhe për shkak të saj u shmang procedura e tenderimit duke sjell dhe dëm financiar çfarë përgjegjësie kanë? Faza I me prokurim sekret. Faza II me prokurim të hapur. Në 21 korrik 2021 Kryeministri Rama deklaroi se sumë shpejti hap dyert Muzeu më i ri i FA. Kanë kaluar tre vjet dhe nnde nuk i ja hap dyert. Duhej deklasifikuar procedura së pari, por pa hetim penal. Dhe tashmë po punohet aq fortë sa mjetet e FA punojnë dhe me intensitet të lartë në një muze që ishte me prokururim.

artur meçollari

Sondazh

Poll