Aktualitet

Vihet në pranga 55-vjeçari që mbante pushkë pa leje në banesë

Gjatë kontrollit në banesë, u gjet një pushkë, për të cilën ky person nuk kishte leje.

13 Tetor 2023, 11:56 Nga A.B
Vihet në pranga 55-vjeçari që mbante pushkë pa leje
Arme

KRUJË-Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Gj.M, ku gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një pushkë, për të cilën nuk kishte leje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar "Rifle", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një shtetas që mbante armë zjarri pushkë, pa leje, në banesë. Shkon në 4 numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje, të goditura nga Policia e Krujës, brenda 72-orëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., 55 vjeç, banues në Mallkuç.

Gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll