Aktualitet

“Ishim pa zyrë dhe pa godinë”/ Balla: Procesi i Vettingut një sfidë e vërtetë, ia dolëm të jemi të pavarur mes presionesh

Në përfundim të mandatit të tij Balla e ka quajtur punën e kryer në institucionet e drejtësisë “si një nisje nga zero”.

13 Tetor 2023, 11:41 Nga h.k
“Ishim pa zyrë dhe pa godinë”/ Balla: Procesi i Vettingut
Alfred Balla

TIRANË-Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve ditën e sotme, ka theksuar vështirësitë që ka kaluar insitucioni i drejtësisë vitet e fundit. Në përfundim të mandatit të tij Balla e ka quajtur punën e kryer në institucionet e drejtësisë “si një nisje nga zero”.

Balla preku edhe Vettingun në fjalën e tij duke lënë të kuptoj një mesazh të fortë lidhur me procesin “se mes një presioni të madh nga çdo palë, ne treguam se kishim pavarësi.

Vitet e fundit kanë qenë më të vështirat në historikun e Prokurorisë Shqiptare. Ju u vutë në një sprovë besimi, në një trysni të fortë morale dhe juridike. Një pjesë prej jush ia doli dhe është këtu mes nesh. Procesi i Vetting-ut që kaluat ishte një sfidë e vërtetë, ia dolëm të jemi të pavarur mes presionesh. Në fund të mandatit tim do më duhet të bëj një bilanc të punës, ndihem krenar. E ngritëm nga zero, pa zyra, pa administratë. Me sfidën e largimit të 5 anëtarëve ndër vite nga KPA kemi zbërthyer dhe aplikuar formulën e re të qeverisjes së Prokurorëve. Në kohë rekord kemi ngritur Prokurorinë e Posaçme, fillimisht me 8 dhe sot jemi në prag të plotësimit të saj me 20 prokurorë. Emëruam drejtuesin e Byrosë së Hetimit në SPAK. Menaxhuam në periudhën më të vështirë sistemin e prokurorisë,” tha kreu i KLP-së.

Asambleja e përgjithshme e prokurorëve do të zgjedhë 3 anëtaret e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli dhe 2 nga shkallët e para, Esmeralda Keshit e Eloida Goxhit.

asambleja e pergjithshme e prokurorise alfred balla

Sondazh

Poll