Politike

Soreca: Zgjerimi i BE-së për të përfshirë Ballkanin Perëndimor, vonesë nga lufta në Ukrainë

Ambasadori solli në vëmendje përpjekjet e kësaj çështje me nivel të lart strategjik sipas tij për Europën.

13 Tetor 2023, 11:07 Nga h.k
Soreca: Zgjerimi i BE-së për të përfshirë Ballkanin
Luigi Soreca

TIRANË-Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë gjatë fjalës së tij në konferencën parlamentar mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”, theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesë jetike e procesve të integrimit. Ambasadori solli në vëmendje përpjekjet e kësaj çështje me nivel të lart strategjik sipas tij.

Nga ana tjetër Soreca ka theksuar se çasti për të kapërcyer vonesën e integrimit të Ballkanit Perëndimor, ka kaluar. Ai tha se vonesa e zgjerimit nuk është lidhur me proceset e brendshme të vendeve në Ballkanin Perëndimor por me luftën në Ukrainë.

Në zinxhirin e takimeve që kemi organizuar për Procesin e Berlinit, ky takim ka një rëndësi të veçantë për ne. Është shumë e rëndësishme që ministrat dhe drejtuesit e shteteve të takohet, por edhe anëtarët e parlamenteve të rajonit të takohen dhe të tregojnë unitetin e tyre dhe të dalin me deklarata të përbashkëta me të njëjtin zë. Ballkani është pjesë e BE, se ndryshimet gjeopolitke me mënyrën se si Rusia e sheh Ukrainë i ka fokusuar të gjitha mendjet në Bruksel.

E ka rritur mendjen, kurrë s’ka qenë më e madhe se tani për zgjerimin e BE. Është një çështje e lartë strategjike për sigurinë në BE. Shpresojmë që të përgatitemi për samitin e Ballkanit perëndimor që në mes të dhjetorit do zhvillohet në Bruksel. Siç e thashë, në këtë kontekst procesi i Berlinit luan një rol të rëndësishëm se është një platformë që rajoni të punojmë më shumë për reformat, projektet e integrimit, presim që samiti të hënën të arrijë rezultat sa më praktik në disa fusha, transporti, axhenda dixhitale, transporti, energjia dhe tregu i përbashkët. Shqipëria meriton merita si një nga vendet e para që ka marrë përsipër drejtimin”, tha Soreca.

konferenca roli parlamentit ne procesin e berlinit

Sondazh

Poll