Aktualitet

“Rruga e vdekjes”/ Flasin banorët pas vdekjes së shoferit që u godit nga masivi shkëmbor në Dukagjin: Kjo rrugë ha njerëz

56-vjeçari humbi jetën menjëherë nga aksidenti i rëndë. Rruga në të cilën shoferi po kalonte ishte në rikonstruksion.

13 Tetor 2023, 10:46 Nga h.k
“Rruga e vdekjes”/ Flasin banorët pas vdekjes së shoferit
Foto nga aksidenti

SHKODËR-Zef Përndreu, 56-vjeçari u nda dje nga jeta, pas rënies së një masivi shkëmbor në rrugën Prekal-Kir në Dukagjin, ku eskavatori i tij rrëshkiti në humnerë. 56-vjeçari humbi jetën menjëherë nga aksidenti i rëndë. Rruga në të cilën shoferi po kalonte ishte në rikonstruksion. Në punë e sipër për të hequr masivin shkëmbor, Përndreu ka hasur një vështirësi për shkak të rrugës së ngushtë, që i ka kushtuar jetën.
Banorët që kanë qenë afër ngjarjes tregojnë rreth ngjarjes momentet e lajmit.

Ka rrezik në cdo moment. Dukagjini dhe rruga është katastrofë. Është rruga e vdekjes, ka ngrënë shumë jetë njerëzish. Jam banor i Kirit dhe ju them se kjo është një nga rrugët më të kqija në Shqipëri.Halli është i tij, i familjes së tij që e humbi. Më vjen keq si me pas rob shtëpie. Nga puna vdiq, nga puna për rrugën kjo është fatkeqësia.

Bashkia Shkodër me mbështetjen e qeverisë nisi rikonstruksionin e 17 kilometrave të aksit Prekal-Kir si një kërkesë e përhershme e banorëve.

vdekje ne shkoder zef perndreu

Sondazh

Poll