Aktualitet

'As Kombëtarja s'i bashkoi'/ 'Perlat' e rrjetit, Kurti me 'qeleshe', Rama me nerva (FOTO)

Në disa foto që janë publikuar në rrjetet sociale, Kurti dhe Rama shihen ë të ndarë në kate të ndryshme në stadiumin ‘Air Albania’.

13 Tetor 2023, 10:34 Nga a.l
'As Kombëtarja s'i bashkoi'/ 'Perlat' e rrjetit,
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË- Të gjithë e vunë re ftohjen! Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe i Shqipërisë Edi Rama, nuk u bashkuan as në ndeshjen e djeshme, Shqipëri-Çeki, që u zhvillua në Tiranë për eleminatorët e Euro2024.

Në disa foto që janë publikuar në rrjetet sociale, Kurti dhe Rama shihen ë të ndarë në kate të ndryshme në stadiumin ‘Air Albania’.

Rama ndodhej në tribunë me Presidentin e FSHF-së Armand Duka, ndërkohë që Kurti një kat më lartë, nën shoqërinë e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kaq mjaftoi që rrjeti të niste 'sarkazmën' dedikuar posaçërsisht kreut të qeverisë, Edi Rama, që injoroi homologun e tij nga Kosova. 

Shfleto në foto-galerinë më poshtë 

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll