Aktualitet

Akuza për shit-blerje votash në Korçë, SPAK dërgon në gjykim dy persona për korrupsion në zgjedhje

Dy personat akuzohen se janë përfshirë në korrupsion aktiv në zgjedhje në Qarkun e Korçës për llogari të deputetit Bledjon Nallbati.

13 Tetor 2023, 09:49 Nga h.k
Akuza për shit-blerje votash në Korçë, SPAK dërgon
SPAK

TIRANË- Dy të akuzuarit për shit-blerje votash Kristo Çollaku dhe Gjergji Butka në zgjedhjet e 2021 në Devoll janë dërguar paraditen e sotme nga SPAK për gjykim.

Dy personat akuzohen se janë përfshirë në korrupsion aktiv në zgjedhje në Qarkun e Korçës për llogari të deputetit Bledjon Nallbati. Kristo Çollaku, i ka ofruar të pandehurit Gjergji Butka një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Si ka ndodhur ngjarja që ka shkuar për gjykim?

Lidhur më këtë situatë në prokurorinë e Elbasanit është marrë në pyetje Gjergji Butka, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë njohje me Anastas Çollakun (vëllai i Kristo Çollakut) nga Korça. Për më tepër Butka ka treguar në prokurori se nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Nga një verifikim të kryer pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prokuroria e Elbasanit ka zbuluar se Gjergji Butka, ka votuar në 25 prill, pranë qendrës së votimit me nr.3636 në shkollën "Sevasti Qiriazi" në Korçë.

Në bisedat e publikuara që janë marrë në cilësinë e provës dy të pandehurit kanë përmenduar se duhet të votojnë numrin 4. KQZ rezulton se në koalicionin zgjedhor PD-AN, në renditjen shumëemërore, numri 4 ishte kandidati për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Bledjon Nallbati.

Lidhur me këtë situatë, në muajin Mars 2023 prokuroria e Elbasanit, ka lëshuar masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë për Anastas alias Kristo Çollakun ".

bledjon nallbati shit blerje votash

Sondazh

Poll