Aktualitet

Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë pa lëndime të rënda dy shqiptarët e Kosovës

Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

13 Tetor 2023, 07:47 Nga A.B
Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë pa
Aksident

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit./Dosja.al

aksident ne thumane

Sondazh

Poll