13 Tetor 2023, 07:08
Nga a.l
Foto ilustruese
Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe te territorit, përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore të cilat do të kenë kalime vranësirash të pakta. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si ne mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.
Kosova
Territori i Kosovës do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Temperaturave të ajrit do të rriten me 2 gradë C në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Për sa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. Por nuk do të gjenerojnë reshje. Për sa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Verior.
Europa
Kontinenti europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Europën Jugperëndimore dhe Europën Juglindore ndërsa Alpet e Europës sie dhe zonat përreth tyre vijojnë me vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu; ishujt Britanike si edhe Europa Lindore dominohen nga reshje shiu e dëbore në Lindje të kontinentit.
parashikimi i motit
Aktualitet
12 Tetor 2023, 21:46
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ish-shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj ka pasur lidhje dhe kontakte...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 21:40
I.A
Aksidenti
TIRANË- Shkaktari i aksidentit spektakolar të diga e Liqenit të Tiranës, Emiliano Nina është arrestuar mbr&eum...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 21:21
h.k
Investigim
TIRANË-Emisioni Fiks Fare solli rastin e një fabrike përpunimi ulliri dhe bërsive të tyre , në një zonë...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 20:08
I.A
Pankarta
TIRANË- Tifozët shqiptarë në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, kanë zgjedhur që të nderojn&...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 18:58
I.A
Festa
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga Tirana, pak orë para se të nisë ndeshja mes Shqipërisë dhe Çe...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 18:37
I.A
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë ve...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 17:52
I.A
Theth
THETH- Një turiste gjermane ka humbur jetën ditën e sotme në Theth. Mësohet se 31-vjeçarja teksa po ecte në...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 16:16
I.A
Foto Ilustruesee
DUKAGJIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Prekal-Kir në Dukagjin. Mësohet se nj&e...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 15:39
h.k
Liqeni i Paskuqanit
KAMËZ-Një 20-vjeçar është gjendur në liqenin e Paskuqanit pa shenja jete dhe pa shenja dhuna. I riu Se...
Aktualitet
12 Tetor 2023, 15:28
I.A
BERAT- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kutalli në Berat. Mësohet se një 65-vjeçar me motor ka hu...