Aktualitet

Gazetarja Lala tregon lidhjen e ish-shefit të Laçit me ‘baronin’ e kokainës: I mundësonte lëvizje me makinat e policisë

Lala u shpreh se Metaj favorizonte Çelçn në trafikun e drogës, dhe duke i dhënë informacion për operacionet e policisë.

12 Tetor 2023, 21:46 Nga I.A
Gazetarja Lala tregon lidhjen e ish-shefit të Laçit me
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se ish-shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj ka pasur lidhje dhe kontakte me Gëzim Çelën. E ftuar në emisionin Open në News24, Lala u shpreh se Metaj favorizonte Çelçn në trafikun e drogës, dhe duke i dhënë informacion për operacionet e policisë.

“Metaj ka pasur njohje dhe lidhje të vjetra me Çelën, i cili prej 2014 është në arrati, pasi shndërroi vilën e tij në një laborator kokaine, por dhe për akuza të tjera. Metaj e informonte atë për aksionet e policisë, i jepte ndihmesë edhe përmes automjeteve të policisë duke lëvizur. E gjithë zona e Fushë-Kuqes e thonë hapur që Çela nuk ka lëvizur asnjëherë nga zona. Pra Metaj ka pasur dijeni edhe për drogën që do shkëmbehej në det. Metaj mbahej në vëzhgim prej disa muajsh. Ai mohon pjesën që ka të bëjë me trafikun e drogës, por thotë se ka pasur njohje me të dhe ‘pranon gabimi’. Por prokuroria beson të kundërtën, që ai ka pasur informacione për lëvizjen e drogës. Është duke u hetuar edhe pjesa e policisë kufitare, pasi veliera që do bënte këmbimin e drogës, u fut nga Kepi i Rodonit”, u shpreh Lala.

klodiana lala dritan metaj gëzim Çela

Sondazh

Poll