Aktualitet

Ishte duke ecur në Theth, bie në greminë dhe vdes turistja gjermane

Mësohet se 31-vjeçarja teksa po ecte në mal me një turist tjetër, ka rënë në një greminë.

12 Tetor 2023, 17:52 Nga I.A
Ishte duke ecur në Theth, bie në greminë dhe vdes turistja
Theth

THETH- Një turiste gjermane ka humbur jetën ditën e sotme në Theth. Mësohet se 31-vjeçarja teksa po ecte në mal me një turist tjetër, ka rënë në një greminë.

E reja, ka rënë në e quajtur “Shpella e Harapit”. Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçarja ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë Shkodër janë nisur në vendin e ngjarjes, për të nxjerrë trupin e pajetë nga terreni i vështirë malor.

theth

Sondazh

Poll