Politike

Bardhi reagon pas mbarimit të Kuvendit: Rama mori peng Reformën Zgjedhore

Bardhi sulmoi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për ndërhyrje në punët e brendshme të opozitës.

12 Tetor 2023, 17:18 Nga h.k
Bardhi reagon pas mbarimit të Kuvendit: Rama mori peng Reformën
Gazment Bardhi

TIRANË -Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ditën e sotme. Bardhi sulmoi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për ndërhyrje në punët e brendshme të opozitës.

Bardhi nga ana tjetër ka akuzuar Kryeministrin Rama si përgjegjës për prishjen e Reformës Zgjedhore dhe si pengmarrës të komisionit. 

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT

"Marrja peng nga Edi Rama e Reformës Zgjedhore dhe rrëzimi i Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita, si dhe ndërhyrja në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit e Kryetares së Kuvendit në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD, përbën aktin më të pashembullt në historinë e pluralizmit politik që mbyll çdo hapësirë institucionale për opozitën në Parlament."

gazment bardhi

Sondazh

Poll